Obama: Donald Trump është i
papërshtatshëm për president

Obama: Donald Trump është i<br />papërshtatshëm për president
Kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama ka lëshuar kritika shumë të ashpra ndaj kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara miliarderit Trump. Ka ardhur moment për të thënë mjaft, ka thënë presidenti Obama. Kjo deklaratë ka ardhur, pas sulmit ndaj prindërve të një ushtari amerikan. 

“Ka ardhur momenti, në të cilin kushdo mund dhe duhet të thotë: Mjaft!”, u shpreh Obama, gjatë një konference të dhënë nga Shtëpia e Bardhë. 

“Kandidati republikan është i papërshtatshëm për të shërbyer si president dhe më e forta është se ai vijon ta provojë këtë gjë. “Fakti që ai mund të sulmojë një familje ‘Gold Star’, e cila ka bërë sakrifica të jashtëzakonshme, nënkupton që ai është mjerisht i papërgatitur për ta kryer këtë detyrë”, ka vazhduar edhe më tej presidenti Obama.

Redaksia Online 
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë