NJU JORK - Barack Obama rikonfirmohet si president i SHBA edhe për 4 vitet e ardhshme. "Four more years" (Edhe 4 vite) mesazhi i Presidentit demokrat Barak Obama në Twitter, në orën 23: 30 (në Çikago) dhe 05: 15 minuta të mëngjesit të sotëm (me orën tonë). Obama fiton sfidën kundër Mit Romney për të drejtuar Shtëpinë e Bardhë, duke premtuar se ditë më të mira do të vijnë për Amerikën. Kandidati republikan Mit Romney pranon humbjen pas një gare të fortë elektorale e cila i shikonte kokë më kokë, por në fund votat ishin 332 për Obamën kundrejt 206 të Romney. Deçizive ishte fitorja në Ohajo. Por Obamës i duhet të drejtojë me një Kongres të ndarë. Mbështetësit e Obamës festojnë në Çikago por nga mbarë bota e liderët e saj vijnë mesazhe urimi.

PËRQAFIMI I OBAMËS THYEN REKORD NË TWITTER
Ora 11: 30 Përqafimi i ngrohtë dhe apasionant me Mishel për të falënderuar mbështetësit për “4 vitet e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë është fotoja më e shpërndarë në rrjetin social Twitter. Fotoja u publikua në momentin kur në Twitter Obama publikoi lajmin e fitores. Në më pak se një orë fotoja është ripublikuar në Tëitter më shuam se 360 mijë herë duke u bërë fotoja më e ripublikuar në Twitter.
perqafimi i obames



CNN: FITORJA E OBAMES NGA VOTAT E PAKICES, GRAVE DHE TE MODERUARVE

Ora 10:20
CNN shkruan se Barak Obama arriti fitoren duke u mbështetur në votat e pakicës, grave dhe të moderuarve dhe rezultati ishte i qartë: I rikonfirmon edhe një tjetër mandat si presidenti më i fuqishëm i botës. I votuar në shumicën e shteteve, presidenti i parë amerikan me ngjyrë triumfon përballë kandidatit të republikanëve, Mitt Romney, duke marrë një mandat të dytë 4 vjeçar.
obama
(Faqja kryesore ne Twitter e Obames)

ROMNEY PUBLIKON FJALIMIN E OBAMES NE SITIN E TIJ
Ora 09:13
Fjalimi i Barak Obamës pas fitores është transmetuar në faqen online të fushatës së Mit Romney: Pak minuta pasi ish guvernatori i Masachustes u prezantua para mbështetësve të tij për të pranuar humbjen. Në sitin MittRomney.com është publikuar videoja e fjalimit të Obamës, pikërisht ngjitur me titullin "Mbështesni Mitt".

FLORIDA, OBAMA: 50 MIJE VOTA PARA

Ora 08:12
Mbetet pa u numëruar vetëm Florida, ku Obama është me 50 mijë vota përpara në 8 milionë vota që janë gjithsej. 

OBAMA: PER AMERIKEN DITE ME TE MIRA DO TE VIJNE
Ora 08:11“Për Amerikën ditë më të mira do të vijnë”- ka thënë Obama përpara mbështetësve të tij në Chicago. “Përgëzova Mit Romney, do të punojmë së bashkua për të çuar vendin para”- shtoi presidenti, fjalimi i të cilit është shoqëruar me ovacione të mëdha nga mbështetësit e tij të cilët thërrisnin në kor “Edhe 4 vite më shumë” , 'Four more years'. “në shtëpinë e Bardhmë “Ekonomia po përmirësohet, 10 vite luftë po mbarojnë... Kam mësuar shumë prej jush .. më keni bërë një president më të mirë dhe në Shtëpinë e Bardhë kthehem me një frymëzim më të vendosur se kurrë”.

OBAMA FJALIM  PARA MBESHTETESVE
Ora 07:40 Presidenti Obama po mban fjalimin përpara mbështetësve të tij në Çikago. Ai i falenderoi duke i quajtur “më të mirët që kanë qenë ndonjëherë.
"Faleminderit që më besuat. Më mbajtët lart. Në çdo moment të punës tuaj ju falenderoj”. Obama falenderoi dhe Mishel ndërsa vajzave i uroi të rriten e të bëhen të zgjuara si mamaja e tyre.
Ai falenderoi gjithashtu kundërshtarin e tij republikan Romney dhe kandidatin republikan për nënpresident Paul Ryan për një fushatë të fortë. Ai tha se megjithëse ai dhe zoti Romney kishin pikëpamje shumë të ndryshme për çështjet, ata të dy kanë një dashuri të madhe për vendin.
familja obama
(Foto: Ne fjalimin  e Chikagos)

ROMNEY PRANON HUMBJEN

Ora 07:25 "Telefonova Obamën dhe e urova për fitoren. Falemenderoj familjen dhe mbështetësit e mi”- tha Romney para mbështetësve të tij në Boston.
"Kjo është koha e sfidave të mëdha dhe uroj që presidenti dhe lutem që presidenti të ketë sukses në drejtimin e vendit”.
"Uroj presidentin, Zonjën e parë dhe fëmijët e tyre çdo të mirë të mundshme. Këto janë kohë shumë të vështira për kombin tonë të madh”- shtoi Romney
Kombi, siç e dini, gjendet para një pike kritike. Në kohë si kjo, nuk mund të rrezikojmë me grindjet partiake dhe pompozitetin politik. Liderët tanë duhet t’i afrohen kundërshtarëve për ta kryer punën e popullit”, u shpreh ndër të tjera ish guvernatori i Masaçuset.

SIPAS CNN OBAMA KA SIGURUAR 281 VOTA ELEKTORALE KUNDREJT 201 TË ROMNEY
Ora 06:07 Sipas CNN Obama vazhdon të marrë vota elektorale dhe në këtë moment ka 281 vota ndërsa Romney mbetet me 201 vota.
Gjithashtu edhe BBC edhe FOX NEWS shkruajnë se Obama ka siguruar 281 vota elktorale.

SIPAS CNN OBAMA FITON ZGJEDHJET ME 274 VOTA ELEKTORALE
Ora 05:35 Sipas CNN Presidenti Barack Obama ka fituar zgjedhjet presidenciale me 274 vota elektorale ndërsa kandidati republikan ka arritur të marrë vetëm 201 vota elektorale, Sipas CNN Obama kryeson në 23 shtete me 274 vota elektorale, Romney në 23 shtete me 201 vota elektorale ndërsa në 5 shtete të tjera vazhdon numërimi. Ndër 5 shtetet që vijon numërimi janë Florida, Nevada, Kolorado, Alaska dhe Virxhinia.
Obama
Foto: Obama e Bajden duke u perqafuar, dhe bashkeshortet e tyre)

OBAMA KRYESON GARËN ME 249 VOTA ELEKTORALE, ROMNEY KA 191
Ora 05:15 Sipas CNN deri tani gara presidenciale udhëhiqet nga Presidenti Barack Obama me 249 vota elektorale ndërsa kandidati republikan Mitt Romney ka 191 vota elektorale

ROMNEY KRYESON GARËN ME 154 VOTA ELEKTORALE OBAMA KA 143 VOTA
Ora 03:53 Sipas CNN deri në këtë moment gara presidenciale udhëhiqet nga kandidati republikan Mitt Romney me 154 vota elektorale ndërsa Presidenti Bsrack Obama ka 143 vota elektorale

ROMENY KRYESON NË INDIANA DHE KENTAKI
Ora 00:42 Sipas exitpolleve të para të TV Fox News Mitt Romney ka një avantazh të qartë në Indiana 67% ndërsa Barack Obama ka 32%, Indiana ka 11 vota për presidentin. Kandidati republikan Romney kryeson edhe në Kentaki me 69% kundrejt 29% që ka Obama, Kentaki ka 8 vota për presidentin

Zgjedhjet në SHBA u zhvilluan dje dhe fitorja e pritur e Obamës u shpall, pasi rrjetet transmetuese të SHBA-së, projektuan se presidenti në detyrë, ka fituar shtetin e Ohajos, në garën e ngushtë presidenciale, duke e çuar Obamën në fitimin e më shumë se 270-votave të Kolegjit Zgjedhor të nevojshme për të siguruar presidencën, sipas sistemit amerikan zgjedhor.

(Lajmi fillimisht i publikuar ne 07:41 do të përditësohet në vazhdim)

Redaksia online
(sg/eç/shqiptarja.com)