SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka drekuar dje në Shtëpinë e Bardhë me rivalin e tij republikan në garën e fundit presidenciale, Mitt Romney.

Presidenti Obama tha se dreka e punës me ish-guvernatorin e Masaçusets kishte të bëntë mbi mënyrat se si vendi mund të shkojë përpara.

Të dy politikanët u takuan privatisht në dhomën e ngrënies West Wing, ku media nuk u lejua të filmojë apo të fotografojë momentet kur Obama dhe Romney drekuan.

Dreka, e cila zgjati pak më shumë se një orë, ishte përballja e parë mes tyre që prej kohës kur Obama e mundi Romeny në votimet e 6 nëntorit. Takimi mes dy të dyve ishte shumë më tepër se një gjest i thjeshtë mirësjellje miqësore që prej takimeve në debatet televizive, ku ata ndërprisnin njëri-tjetrin në fjalime në mënyrë të vashdueshme dhe agresive.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney u tha gazetarëve se Obama ishte i interesuar në dëgjimin e disa prej ideve të Romney-t, ku ndanë edhe përvojat e tyre gjatë fushtaës zgjedhore.

Takimi i tyre vjen në një kohë kur Obama dhe demokratët po diskutojnë me kongresmenët Republikanë në lidhje me implementimin e “shkëmbit fiskal”, një kombinim mes rritjes së taksave dhe shkurtimit të shpenzimeve, që pritet të zbatohet në janarin e ardhshëm.

(l.c/Gre.M/Shqiptarja.com)