Obama: Duhet Europë e Bashkuar
Emigrantët, njerëz jo numra 

Obama: Duhet Europë e Bashkuar<br />Emigrantët, njerëz jo numra 
SHBA dhe bota ka nevojë për një Europë të fortë, E ardhmja që duam të ndërtojmë nis këtu në Europë.” kështu u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama gjatë një vizite në Hannover ku shoqërohej nga kancelarja Merkel.

Ky kontinent në shekullin e 20 ishte në konflikt të vazhdueshëm, njerëzit vdisnin nga uria, familjet ndaheshin, ndërsa tani njerëzit duan të vijnë pikërisht për atë çka keni krijuar. Mos harroni që vini nga një luftë për liri. Ka prindër që duan të kalojnë shkretëtirën dhe detin me synimin për ti dhënë fëmijëve gjëra të cilat nuk mund ti mohojmë.” ishte mesazhi i Obamës.

Pikërisht sa i përket çështjes së emigrantëve shefi i Shtëpisë së Bardhë zgjodhi të citojë Atin e Shenjtë duke thënë se refugjatët nuk janë numra por njerëz.

Ndërsa Zëvendëspresidenti i sigurisë kombëtare Ben Rhodes u shpreh se SHBA do të dërgojnë edhe 250 ushtarë në Siri për të mbështetur forcat lokale në luftën kundër Daesh.

Kjo është vizita e fundit zyrtare e kreut te Shtëpisë së Bardhë në Gjermani.

Obama mbajti një mini samit informal me kancelaren Merkel, kryeministrin britanik Kameron, presidentin francez Hollonde dhe kryeministrin italian Renzi për të diskutuar çështje si kriza e refugjatëve dhe lufta ndaj ISIS.
 

Redaksia Online
(E.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?

Eduard Zaloshnja: Votat e emigrantëve, shpresa e fundit e opozitës?