SHBA – Presidenti amerikan Barak Obama dhe Zv.Presidenti Xho Biden kanë regjistruar një video mesazh të titulluar “Le të lëvizim” në ambientet e Shtëpisë së Bardhë. Ata kanë mbështetur kështu fushatën e iniciuar nga Zonja e Parë e Amerikës, Mishelë Obama, e cila promovon aktivitetin sportiv, lëvizjen dhe të ushqyerit e shëndetshëm.
Dy figurat kryesore të Amerikës janë përfshirë në video për të treguar se të gjithë duhet t’i përkushtohen vetvetes dhe nëse ata mund ta gjejnë kohën, edhe qytetarëte tjerë mund ta gjejnë.
Mishelë Obama inkurajon qytetarët e veçanërisht fëmijët që të bëjnë një jetë aktive plot lëvizje dhe të ndryshojnë dietën ushqimore, duke synuar më shumë frutat dhe perimet e freskëta.
Pikërisht sonte do të nisë fushata e saj për të katërtin vit radhazi, në të cilën ajo do të shfaqet duke kërcyer me një perime gjigante në një shfaqje televiziove titulluar “Tonight Shoë Starring Jimmy Fallon”.

Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com