Obama e Romney të një mendje:
S’është momenti të flasim për armët

Obama e Romney të një mendje: <br />S’është momenti të flasim për armët
Pas tragjedisë në një kinema të Colorado-s, Barack Obama dhe Mitt Romney kanë gjetur një pikë të përbashkët: nuk është ky momenti për të diskutuar mbi armët.

Heshtja është politikisht e justifikuar. Për demokratët rregullimi i mbajtjes së armëve të zjarrin është një luftë e humbur. E kanë fituar republikanët duke u apeluar në amendamentin e dytë të Kushtetutës, që garanton të drejtën për armëmbajtje. Përveç kësaj, kush është në favor të rregullimit, nuk është i gatshëm ta kthejë atë në flamur të betejës politike. Ndërsa kush është kundër, po. 4,3 milionë të regjistruar në National Rifle Association (Shoqata Kombëtare e Pushkës) e mbrojnë pozicionin e tyre me një aktivitet të ashpër lobingu.

Romney, që kur ishte guvernator i Massachusetts kishte ndaluar shitjen e armëve të zjarrin ndërsa katërfishoi koston e liçensave për të armëmbajtjen, ka thënë: “Jam ende i bindur ajo e vijëzuar nga amendamenti i dytë është rruga e duhur. Mos besoni se ligje të reja do të ndryshojnë ndonjë gjë”. Ndërsa Obama, që në 2008 kishte deklaruar se dëshironte të rivendoste ndalimin e armëve të zjarrit por më pas nuk bëri asgjë, ka thënë të njëjtën gjë. “Duhet të tutelojmë të drejtat e vendosura nga amendamenti i dytë, por duhet të evitojmë që armët të përfundojnë në duart e individëve që, në bazë të ligjit, nuk duhet t’i përdorin ato”, ka pohuar zëdhënësi i tij Jay Carney.

“Nuk kam asgjë kundër pozicioneve të rehatshme”, ka deklaruar kryebashkiaku i New York-ut, Michael Bloomberg, një nga eksponentët më në pah të lëvizjes për kontrollin e armëve. “Por ndoshta ka ardhur momenti që dy kandidatët për president të na thonë çfarë kanë ndërmend të bëjnë”.

*Koment i gazetarit të Washington Post, Jason Horowitz, për revistën italiane Internazionale. Titulli origjinal: L’ora di Bloomberg (Ora e Bloomberg).

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA