Obama-Erdogan: Turqia të paraqesë
prova nëse do ekstradimin e Gylen

Obama-Erdogan: Turqia të paraqesë<br />prova nëse do ekstradimin e Gylen
Turqia insiston për ekstradimin e klerikut fetar, Fetullah Gulen, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por përgjigja e Uashingtonit duket se është refuzuese ndaj kërkesës së Ankarasë.
 
Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama deklaroi sot se Erdogan duhet të paraqesë dëshiron të ekstradojë klerikun mysliman Fetullah Gulen.
 
“I thashë presidentit Erdogan se ata duhet të na paraqesin bashkë me kërkesën, edhe dëshmi që tregojnë për përfshirjen e Gulen dhe personave të tjerë këtu në SHBA dhe kërkesat do të shqyrtohen me kujdes”, u shpreh Bama, në një konferencë shtypi me presidentin meksikan Pena Nieto.
 
Presidenti turk akuzon dijetarin Gylen se është organizatori grushtit të shtetit të dështuar. Ndërkohë, Ankaraja akuzoi edhe SHBA-në se qëndronte pas puçit ushtarak, qëndrime të cilat u hodhën poshtë nga Uashingtoni. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot