Obama: Euro do të mbijetojë
Por nevojiten masa vendimtare

Obama: Euro do të mbijetojë<br />Por nevojiten masa vendimtare
NEW YORK - “Era do të vazhdojë të fryjë në kahe të kundërta muajt e ardhshëm. Evropa vazhdon të ketë probleme, të cilat shumë prej jush në këtë sallë që kanë biznese atje e dinë shumë mirë”. Kështu është shprehur presidenti Barack Obama natën e shkuar gjatë një mbledhje fondesh në New York. “Nuk besoj se në fund Evropianët do të pranojnë që ta humbin këtë sfidë, por është e nevojshme që të ndërmarrin masa vendimtare”, vijoi presidenti Obama.

“Unë po investoj një pjesë të konsiderueshme të kohës time duke u munduar që të punoj me to, gjithashtu edhe Tim Geithner, sekretari i Thesarit i cili ishte dje në mision në Gjermani për të diskutuar rreth disa vendimeve deçisive, të cilat duhet të ndërmerren sa më shpejt”.

Më pas Obama shfrytëzoi krizen e eurozonës për të sjellë ndërmend, efikasitetin e masave të ndërmarra nga vetë ai, si dhe solli ndërmend se sa ‘jo popullore’ ishin quajtur ato, për të bllokuar krizën në 2008 -tën. “Është interesante kontrasti me atë që ndodhi këtu. Fakti qe morëm masa vendimtare në 2008-2009-tën, panvarësisht që nuk ishin të njohura, vuri në pah faktin që ne e evituam ‘këtë gjakderdhje kronike’ të plagës që po kthehet në një problem të madh, jo vetëm në Evropë por në gjithë ekonominë globale”.

Obama edhe përballë vështirësive të mëdha që ekonomia e SHBA-së ka regjistruar , nuk heziton të shfaqë optimizmin për një sipërmarrje që duhet të nisë pikërisht nga zgjidhja e problemit të Evropës. “Nëse do të mund të stabilizojmë Evropën dhe të rimerremi me zhvillimin e shkencës, teknologjisë dhe energjisë, duke u përballur me disa pyetje të cilat kanë mbetur të hapura, si reforma në emigracion, atëherë nuk ka arsye përse Amerika të mos lulëzojë në dekadat e ardhshme.”

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve