Obama "godet" ashpër Donald
Trump: Ky do jetë heroi juaj????

Obama Trump: Ky do jetë heroi juaj????">
E ashpër ka qenë gjuha e presidentit në ikje të Amerikës për kandidatin republikan biznesmenin Donald Trump. Obama i ka bërë thirrje amerikanëve të refuzojnë Trump si president të ardhshëm për disa arsye.

Presidenti Obama i bëri thirrje amerikanëve të votojnë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit gjatë fjalimit të tij të fundit në Konventën Kombëtare të Demokratëve ku dhe ashpërsoi gjuhën ndaj biznesmenit.

“E dini, Donald nuk është vërtet një person që bën plane, e as nuk është vërtet person i fakteve.Ai e quan veten biznesmen, gjë që është e vërtetë, por më duhet të them, njoh shumë burra dhe gra biznesmenë që kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm pa lënë gjurmë të padive gjyqësore, pa lënë gjurmë të punëtorëve të papaguar dhe pa lënë gjurmë të njerëzve që janë ndier të mashtruar."-tha Obama

Presidenti aktual njihet si mbështetës i Hilary Clinton të cilën e ka cilësuar të denjë për të drejtuar shtetin. Duke folur për meritat e zonjës Clinton si kandidate, Obama tha se askush nuk ka qenë më i përgatitur për këtë detyrë, apo për të bashkuar vendin:

“Këtë vit, në këto zgjedhje, ju bëj thirrje të bashkoheni me mua, të lini mënjanë cinizmin dhe frikën, të niseni nga vlerat më të mira që kemi brenda vetes, të zgjidhni Hillary Clintonin si presidenten e ardhshme të SHBA dhe t’i tregoni botës se ne ende besojmë tek premtimi që ofron ky vend i madh”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë