Obama i ndalon vajzave, përdorimin e Facebook

Obama i ndalon vajzave, përdorimin e Facebook
UASHINGTON - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dhe bashkëshortja e tij Michelle i kanë ndaluar përdorimin e Facebook-ut dy vajzave të tyre Malia dhe Sasha. Këtë fakt e konfirmoi vetë presidenti më i fuqishëm në botë gjatë një interviste për revistën “People”.
“Përse duhet që shumë persona të cilët nuk i njohim të marrin vesh gjërat tona? Nuk ka kuptim. E kanë pranuar këtë vendim që kemi marrë ne si prindër, por janë 13 dhe 10 vjeç. Të shohim se çfarë do të mendojnë pas katër vitesh”, ka theksuar presidenti amerikan.
Obama pranoi se nuk ka gusto të njëjta me vajzat e tij, sa i takon televizionit. “Unë pëlqej seriale të tjera nga vajzat dhe më pëlqen sporti. Së bashku shohim vetëm serialin Modern Family.”

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara

Tiranë/ Sekuestrohet 15 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim! U fut nga Qafë Thana me dokumente të falsifikuara