Obama i rikthehet Twitter- it të
vjetër: Filluam pushimet

Obama i rikthehet Twitter- it të<br />vjetër: Filluam pushimet
Ish presidenti amerikan, Barack Obama, i cili është larguar disa orë më parë nga Shtëpia e Bardhë, i është rikthyer llogarisë së tij të vjetër në Twitter-it.

Ndërkohë që ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij ai ka bërë shaka duke shkruar se ai dhe Michelle do të bëjnë disa ditë pushime përpara se t’i rikthehen punës.

“Përshëndetje të gjithëve! Sërish në llogarinë e vjetër. A është ende duke funksionuar kjo gjë?”, ka shkruar në statusin e tij të parë në llogarinë e vjetër të Twitter-it, Obama.

Gjithashtu Obama ka kërkuar nga ndjekësit e tij në Twitter që t’i tregonin se çfarë mendonin për  të ardhmen e SHBA-së nënë drejtimin e Trump.

Një mesazh nga ana e tij është publikuar edhe në llogarinë në Twitter të “Obama Fondation”.

“Po ju kërkoj që të besoni. Jo në aftësinë time për të krijuar mundësi, por në tuajën”, shkruan mesazhi në llogarinë e fondacionit të Obamës.

Nga ana tjetër, në llogarinë e Shtëpisë së Bardhë në Twitter, është njoftuar marrja e presidencën nga Donald Trump.

“Një moment i pabesueshëm në historinë e Amerikë, Trump bëri betimin”, shkruhej në një nga  statuset e publikuara në llogarinë e Twitter të
Shtëpisë së Bardhë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme

SHBA rrit praninë e avionëve ushtarakë në Lindjen e Mesme