Obama: ISIS është dobësuar,do ta
luftojmë me të gjitha mjetet

Obama: ISIS është dobësuar,do ta<br />luftojmë me të gjitha mjetet
Presidenti Barack Obama ka përshëndetur përparimin që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë bërë në fushatën ushtarake kundër ISIS.“ Edhe vetë udhëheqësit e ISIS e dinë që po humbasin” u shpreh Obama gjatë një konference të shkurtër të Pentagon ku u mblodh komisioni i sigurisë kundra Shtetit islamik.

Lideri amerikan tha se ISIS nuk ka kryer një ofensivë të suksesshme në Irak apo Siri prej më shumë se një viti dhe kjo tregon qartë reduktimin e aftësive të xhihadistëve. Por, ai tha se shteti islamik ka ndërmarrë sulme të shumta në Irak, Francë, Gjermani, Belgjikë apo Bangladesh dhe është e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të mos i dorëzohet frikës. 

“Pavarsisht dobësimit të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak,  isis ka ende fuqinë për të sulmuar. Por ne do të luftojmë përsosmërisht në të gjitha frontet.”tha Obama duke shtuar se eshte i gatshem te bashkepunoje me ruset te cilet duhet te tregojne seriozitet.”

“ Është koha që Rusia të tregojë se dëshiron me të vërtetë që lufta të mbarojë në Siri. Washtingtoni është i gatshëm të bashkëpunojë me Moskën për t’i dhënë fund dhunës në Siri, por Rusia nuk ka  bërë hapat e duhur për të rifituar besimin tonë” përfundoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.


Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)





  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!

Ben Andoni: Kundërshtari i PD-së s’është Rama por ndryshimi?!