TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, kartolinën e urimit të sjellë nga Presidenti i SHBA-së, Barack Obama me rastin e festës së Vitit të Ri.
 
Në postimin në Facebook është urimi që presidenti Obama bën për kreun e qeverisë Rama dhe gjithë shqiptarë.

"Kartolina më e bukur e këtij janari erdhi e fundit", shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook, duke shoqëruar kartolinën e Presidentit Barack Obama.

MESAZHI I PLOTE I PRESIDENTIT BARACK OBAMA
“I dashur Kryeministër

Jam mirënjohës për bashkëpunimin mes dy vendeve tona dhe ju uroj ju dhe bashkëkomasve tuaj një 2014 të paqtë dhe të begatë!

“Derisa mblidhemi për festa ngrohtësia dhe gezimi i festave i mbushtë shtëpitë tuaja!

Barack Obama”, thuhet në kartolinën e urimit që presidenti i SHBA-së, i ka sjellë kryeministrit Edi Rama për vitin 2014.
 

barack obama kartolina

barack obama kartolina
(Në foto: Kartolina e Presidentit Obama për kryeministrin Edi Rama)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)