Obama kërkon pakt me Moskën 
kundër ISIS, çon Kerryn në Rusi

Obama kërkon pakt me Moskën <br />kundër ISIS, çon Kerryn në Rusi
Sipas një dokumenti, të zbuluar nga gazeta Uashington Post, SHBA duhet të kenë ndërmarrë një ndryshim radikal të politikës së tyre ndaj Sirisë, duke përqendruar më shumë forca ushtarake kundër Jabhat al’Nusra, një filiale e Al Kaedës, por që, ndryshe nga Shteti Islamik, objektiv kryesor ka luftën kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad.

Uashington Post njofton se SHBA po i propozojnë Rusisë një pakt ushtarak për Sirinë, duke vendosur në shënjestër ISIS-in dhe Al Kaeëdën, çka do të ndryshonte rrënjësisht pozicionimin e forcave në terren. 

Në thelb, këtu do të përqendrohen bisedimet e sekretarit amerikan të Shtetit, sipas gazetës, me Vladimir Putinin. “Propozimi i ri e administratës Obama për Rusinë lidhur me Sirinë është shumë më i gjerë se sa mendohej”, shkruan Josh Rogin, i cili ka në dispozicion tekstin e dokumentit. Sipas tij, “Ai do të hapte rrugën për një bashkëpunim të thellë mes ushtarakëve amerikanë dhe rusë, si dhe mes agjencive të zbulimit, për sulme të koordinuara nga ajri kundër rebelëve sirianë, të konsideruar si terroristë”.

Mës të rejave të planit të përbashkët, për të cilin ka kohë që flitet, po që tani është e zezë mbi të bardhë, përfshihet krijimi i një qendre komandimi dhe kontrolli të përbashkët për operacionet ajrore, ku do të qendronin edhe ushtarakë rusë, edhe amerikanë, por edhe të shërbimeve të zbulimit, krahas grupeve të ekspertëve.

Sipas gazetës, ky zhvillim i jep shumë dorë Kremlinit, i cili prej kohësh po këmbëngul për një bashkëpunim më të madh ushtarak me SHBA, edhe për të zvogëluar izolimin e tij ndërkombëtar.

Aktualisht, koordinimi mes SHBA dhe Rusisë në Siri ekziston në nivelin e diplomacisë ushtarake, përmes dy qendrave për pajtimin e palëve (ai rus në Hmeymim dhe ai i Shteteve të Bashuara të Amerikës në Amman). Por dokumenti i publikuar nga Uashington Post propozon krijimin e një organizmi të ri – “grupit të përzier të zbatimit”, me pjesëmarrje të ushtarakëve rusë dhe amerikanë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik