Obama: Koha e luftës po mbaron
Talibanët dy sulme në Kabul

Obama: Koha e luftës po mbaron<br />Talibanët dy sulme në Kabul
AFGANISTAN-“Koha e luftës po përfundon dhe disfata e Al-Kaedës tani është afër”. Me këto fjalë u është drejtuar qytetarëve amërikanë, presidenti Barak Obama nga baza ajrore e Bagramit, në Afganistan, ku mbërriti mbrëmë vonë në një viiztë surprizë.

“Amerikanët e mi të nderuar, ne kemi udhëtuar për më tepër se një dekadë nën mjegullën e zezë të luftës. Tani këtu, para agimit në Afganistan, mund të shohim dritën e një dite të re në horizont”, tha Obama, gjatë fjalimit të transmetuar live nga televizonet amerikane.

Obama u takua mbrëmë me homologun e tij afgan Hamid Karzai, ndërsa më pas firmosën dhe marrëveshjen, e cila rregullon raportet mes dy vendeve, pas tërheqjes së trupave të Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, e parashikuar të ndodhë në fund të vitit 2014.

Sipas kësaj marrëveshje, Uashingtoni nuk përkushtohet për ndonjë prani specifike të ushtarëve, por lejon që Shtetet e Bashkuara potencialisht t’i mbajnë trupat në Afganistan, pas luftës, për dy arsye specifike, për të dhënë ndihmën e saj në luftën kundër-terrorizmit si dhe për të dhënë asistencën e saj në stërvitjen e vazhdueshme për forcat e sigurisë afgane. Obama sqaroi se kjo marrëveshje i jep fund ndërtimit të bazave të vazhdueshme në vend, si dhe patrullimit të forcave amerikane në qytete dhe male. “Kjo do të jetë detyrë e popullit afgan”, theksio presidenti amerikan, Barak Obama.

Vizita e presidentit amerikan u pasua me dy shpërthime që kanë tronditur kryeqytetin afgan, Kabul. Ky sulm u bë mbrëmë vonë, disa orë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, u largua nga Afganistani. Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë talibanët, që thanë se ato ishin përgjigjje për vizitën e Obamës.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme afgane, tha se sulmi vetëvrasës me veturë ndodhi afër kompleksit që shrytëzohet edhe nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara. Dy shpërthimet kanë shkaktuar 6 të vdekur.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot