Obama: Koreja e veriut kërcënim serioz, SHBA-Japoni-Kinë të bashkohen!

Obama: Koreja e veriut kërcënim serioz, SHBA-Japoni-Kinë të bashkohen!

Ish presidenti amerikan, Barack Obama, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të aleancës SHBA-Japoni dhe bashkësisë ndërkombëtare kundër kërcënimit të Koresë së Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Kyodo njofton se gjatë vizitës së tij në Azi dhe Paqësor, Obama mori pjesë në forumin ndërkombëtar në Tokio, duke thënë se Koreja e Veriut përbën një kërcënim serioz.

"Pheniani ka vazhduar në mënyrë konstante të zhvillojë armë bërthamore. Kim Jong-un nuk heziton të flasë për qëllimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të armëve bërthamore dhe sistemit për lançimin e raketave të cilët nuk përbëjnë rrezik vetëm për rajonin, por edhe për botën"

Barack Obama, ish-Presidenti i SHBA

Ai është i mendimit se do të ishte ideale që kërcënimi verikorean të shmanget me mjete paqësore. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit Japoni-SHBA me Korenë e Jugut dhe Kinën për të mbajtur nën presion Phenianin.

"Deri tani nuk kemi parë ndonjë përparim të rëndësishëm që ne dëshirojmë, por mendoj se ajo që është e rëndësishme është të kuptuarit se asnjë vend nuk mund ta zgjidhë individualisht këtë problem, ashtu siç mund ta bëjmë së bashku" 

Barack Obama, ish-Presidenti i SHBA

Pas forumit, Obama u takua me kryeministrin japonez Shinzo Abe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë