Obama kritika Donald Trump:
Shmangni tensionet në fushatë

Obama kritika Donald Trump:<br />Shmangni tensionet në fushatë
Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar pretendentët e Shtëpisë së Bardhë që të shmangin rritjen e tensioneve, dy ditë pas protestës së dhunshme në një miting të Donald Trump në Çikago.
 
Obama tha se kandidatët nuk duhet të mbështesin fyerjet dhe sigurisht të jenë kundër dhunës mbi amerikanët.

Trump, i cili kryeson garën për nominimin republikan, ka anuluar mitingun e tij të Çikagos, pas shpërthimit të përleshjeve mes mbështetësve dhe protestuesve tij. Rivalët e tij brenda partisë dhe të tjerët e kanë akuzuar atë për përdorimin e retorikës nxitëse.

Edhe mitingu në Ohio i Donald Trump, nuk shkoi pa incidente. Ai u rrethua për pak kohë në skenë nga agjentët e Shërbimit Sekret, pasi një burrë u përpoq të shkel kordonin e sigurisë.

Trump ka marrë një qëndrim të fortë anti-emigrantëve, duke premtuar për të ndërtuar një mur të madh në kufi me Meksikën. Gjithashtu ai ka thënë se islami urren Amerikën. 
Duke folur për Fox News, pas ngjarjeve të së premtes në Çikago, Trump ka mohuar nxitjen e urrejtjes.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët