Obama kritika për keqmenaxhimin e COVID, Trump: Po marrim vlerësime, ti dështove me gripin e derrit

Obama kritika për keqmenaxhimin e COVID, Trump: Po marrim vlerësime, ti dështove me gripin e derrit

Barack Obama dhe Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Barak Obama një ditë më parë e kritikoi ashpër administratën amerikane, duke thënë se e tërë situata është një katastrofë kaotike dhe absolute për sa i përket koronavirusit dhe nuk i kurseu aspak akuzat për mënyrën se si shteti e ka menaxhuar situatën e pandemisë. 

Ndërsa sot ka ardhur reagimi i presidentit Donald Trump, i cili në një postim në twitter shprehet shumë kritik ndaj Obamës ish-nënpresidentin Joe Biden duke i kujtuar situatën e Gripit të Derrit.

“Ne po marrim nota të mrekullueshme për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, sidomos për ndalimin e hershëm të hyrjes së njerëzve nga Kina, burim i infeksionit. Krahasojeni këtë me katastrofën e Obamës dhe Joe-t të fjetur, të njohur si Gripi i Derrit H1N1. Nota të dobëta, sondazhe të këqija, lidhje nuk kishin!”, shkruan kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës