Amerikanët janë gjithnjë e më pesimistë mbi të ardhmen, por kjo nuk duket se zvogëlon besimin ndaj Presidentit demokrat Barack Obama. Ndërsa priten zgjedhjet e programuara për më 6 nëntor, këtë muaj sondazhet japin në krye Obamën ndaj rivalit të tij, kandidatit republikan Mitt Romney. Sipas sondazhit të fundit Ipsos-Reuters, Obama preferohet nga 49% e votuesve ndërsa Romney nga 42% e tyre.
Tre muaj larg takimit elektoral, dy të tretat e amerikanëve janë të bindur se SHBA po shkojnë në drejtimin e gabuar. Besimi ndaj politikës ekonomike është në minimum: 31%, shifra më e ulët që nga dhjetori 2011.
Nga sondazhi del qartë se Presidenti po luan mirë kartat e tij dhe se vendimi i tij për t’u rikujtuar amerikanëve sa shumë larg është Romney nga problemet e klasës së mesme po jep frytet e veta.
Sondazhi telefonik ka marrë në konsideratë një kampion prej 1168 personash në moshë madhore nga data 2 deri në 6 gusht. Gjatë kësaj periudhe papunësia në vend kaloi nga 8,2% në 8,3%. Por Obama ka rezultuar më bindës sesa Romney për zgjedhjet në kryera në kuadër të krizës ekonomike, papunësisë dhe taksimit.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com