Presidenti Amerikan,Barack Obama ka thënë se Kim Kardashian dhe Kanye West po ndikojnë shumë keq në njerëzit e rinj me stilin e jetës së tyre të harxhimeve të pallogaritshme.

Obama foli për ndikim e keq të këtij çifti të famshëm.

“Në kohën time (të rinisë) nuk ka pas ekzistuar një pasqyrë e tillë për jetën e të pasurve dhe të njerëzve me famë.

kim kardashian kanye west

Fëmijët nuk ndiqnin çdo ditë lajme të tilla,siç janë ato të sotmet që transmetojnë çfarë vesh Kim Kardashian apo ku shkon për pushime Kanye West,për të dëshmuar suksesin në karrierë. Stili i tyre i harxhimeve të pamasë ka ndikim të keq tek njerëzit e rinj”,tha Obama  për mediat amerikane.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia onnline
(b.t/shqiptarja.com)