Obama kundër dekretit për ndalimin
e emigrantëve, mbështet protestuesit

Obama kundër dekretit për ndalimin<br />e emigrantëve, mbështet protestuesit
Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka thyer rregullin e pashkruar të Washington-it, duke kritikuar pasuesin e tij.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij për protestuesit të cilët kanë filluar protestat kundër dekretit presidencial për ndalimin e emigrantëve nga shtatë vende më ku pjesa më e madhe e popullsisë është myslimane.

Qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tu mbledhur, organizuar dhe zëri i tyre të dëgjohet nga zyrtarët e zgjedhur, kjo është pikërisht ajo çka presim ku vlerat Amerikane janë në rrezik”, është shprehur Kevin Lewis, zëdhënësi i Obamës.

Nga ana tjetër Lewis, nuk e përmendi në deklaratën e tij presidentin Trump ose dekretin  e tij për ndalimin e emigrantëve, por ka shtuar se ish presidenti Obama, "nuk pajtohet me nocionin e diskriminimit të individëve për shkak të besimit ose fesë së tyre".

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje