Obama: Marrëveshja për programin
bërthamor iranian progres historik

 Presidenti amerikan, Barack Obama përshëndeti sot progreset historike të realizuara në sajë të diplomacisë pas heqjes së sanksioneve për programin bërthamor iranian dhe shkëmbimit të të burgosurve mes SHBA-së dhe Iranit.

“Marrëveshja për programin bërthamor hyri në fuqi (…) Ne kemi realizuar progrese historike”, deklaroi Obama duke theksuar ndryshimet e thella që ekzistojnë mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Obama falenderoi Zvicrën për rolin në negociatat me Iranin dhe dënoi aktivitetet destabilizuese të Iranit.

Ai u kërkoi iranianëve të ndërtojnë lidhje të tjera me botën.

Edhe presidenti iranian, Hasan Rohani përshëndeti heqjen e sanksioneve. Ai deklaroi në një fjalim për kombin se marrëveshja bërthamore hapte një faqe të re në marrëdhëniet mes Iranit dhe botës.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbi 2040 kandidatë për 'Mjekësi', i nënshtrohen testit dixhital! Të paqartë për punën e detyruar! Ligji i paplotësuar pas rrëzimit nga Kushtetuesja