NJU JORK - "Fjalët e Martin Luther King kanë ndihmuar zgjimin e ndërgjegjes së Amerikës: me fjalët e tij ai i ka dhënë zë shpresës së miliona vetëve", pohon presidenti amerikan, Barack Obama, duke folur në 50-vjetorin e fjalimit të Martin Luther King, "I Have a Dream".

"Martin Luther King dhe aktivistë të tjerë nuk kanë dhënë jetën më kot, por për të siguruar fitore në të drejtat civile dhe për këtë duhet vigjilencë, jo vetëkënaqësi”, ka shtuar Obama.
 
Ai më tej thekson se "liria nuk jepet, por duhet të fitohet nëpërmjet luftës dhe disiplinës, këmbënguljes dhe besimit". 

"Ndoshta ne nuk përballemi sot me rreziqet e 1963, por urgjenca e fortë e të tashmes mbetet. Ndryshimi gjithmonë ka qenë i ndërtuar mbi gatishmërinë tonë, të njerëzve", ka krahazuar kohët presidenti amerikan.
 
"Gjithçka ndodh kur na kthehet kurajoja – kur ne nuk kthehemi nga njëri-tjetri apo mbi njëri-tjetrin, por në drejtim të njëri-tjetrit".
  
"Marshimi në Uashington na mëson se nuk kemi ngecur në gabimet e historisë, por se jemi mjeshtra të fatit tonë. Falë marshimit të 1963, Amerika është më e lirë, jo vetëm për afroamerikanët, por edhe për komunitetin latin dhe gay", ka thënë Obama sot para amerikanëve dhe gjithë botës. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)