Obama mban fjalimin e fundit si
president i SHBA-ve në Chigaco

Obama mban fjalimin e fundit si<br />president i SHBA-ve në Chigaco
Presidenti Barack Obama , i ka dhënë lamtumirën si president i SHBA-ve popullit amerikan, duke deklaruar gjatë fjalimit të lamtumirës se nuk  e ka braktisur vizionin e tij për ndryshim.

Në fjalën e tij Obama u ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për të amerikanë  duke u shprehur se Amerika është një vend më i mirë se çfarë ka qenë 8 vite më parë, por demokracia nuk duhet të merret e mirëqenë, pasi atëherë ajo kërcënohet vërtet për tu humbur.

“Demokracia jonë kërcënohet, atëherë kur ajo merret e mirëqenë. Kur besimi në institucionet tona është i ulët, duhet të ulim influencën e parave në politikën tonë dhe të bazohemi te parimet tona. Por mos harroni, asgjë nuk ndodh vetë, gjithçka varet nga ne, nga pranimi i përgjegjësive tona si qytetar”, është shprehur Obama

Ndërkohë gjatë fjalimit të tij ai është shprehur se racizmi mbetet ende një problem në Amerikë.

“Është thënë që emigrantët do ta shkatërrojnë Amerikën, por kjo gjë është thënë edhe për irlandezët, polakët, italianët, por ata e duan këtë vend aq shumë sa e duam edhe ne. Amerika nuk dobësohet nga emigrantët, ata vetëm e forcojnë këtë vend”, ka deklaruar presidenti Obama gjatë fjalimit të tij.

Në fjalën e tij Obama tha se Amerika nuk duhet të ndalet në luftën për të përhapur demokracinë dhe as në luftën kundër terrorizmit.

“ISIS do të shkatërrohet ashtu si çdo kërcënim tjetër për Amerikën, nuk duhet të ndalojmë në luftën tonë për të përhapur demokracinë”.

Gjithashtu presidenti në largim, deklaroi se SHBA-të mbeten ende vendi më i fuqishëm në botë dhe rivalët si Rusia dhe Kina, nuk mund të krahasohen me
influencën botërore të SHBA-ve.

Në fund të fjalimit të Obamës nuk munguan as emocionet në zërin e presidentit gjatë falënderimit të bashkëshortes së ti.

“Michelle, gjatë 25 viteve nuk ke qenë vetëm bashkëshortja ime, por edhe shoqja ime më e ngushtë. Nise një rrugë që nuk e kërkove dhe e bëre tënden. E bëre Shtëpinë e Bardhë një vend që u përket të gjithë amerikanëve dhe rinia i ka vendosur objektiva të larta vetes së tyre se të kanë ty si shembull. Më ke bërë mua krenar dhe ke bërë krenar dhe vendin për ty”.

Ndërkohë Obama ka folur edhe për vajzat e tij për të cilat është shprehur se “Më shumë se gjithaçka, jam krenar që jam babi juaj”.

Gjithashtu Obama ka falënderuar e zëvendëspresidentin Joe Biden.

“Ishe vendimi i parë që mora për kabinetin tim dhe ishe më i miri, jo vetëm se ke qënë një zëvendëspresident i shkëlqyer, por se gjatë rrugës unë fitova një vëlla, miqësia jote ka qenë një nga gëzimet më të mëdha të jetës”.

Barack Obama e fitoi zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2008 duke u bërë presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-ve, e mbajti fjalimin e tij të lamtumirës në Chigaco, qytet ku mbajti edhe fjalimin e tij si fitues i zgjedhjeve presidenciale  në 2008.

Ai largohet nga Shtëpia e Bardhë pas 2 mandatesh, ndërkohë presidenti i zgjedhur, Donald Trump, bën betimin si presidenti i SHBA-ve më 20 janar duke marrë kompetencat e plota të presidencës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin

Retrospektivë/ Si votoi Himara në 1945? Afrim Krasniqi publikon dokumentin