Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mbërritur në Kubë, "ishullin e ndaluar" për amerikanët. Kjo është vizita e parë e një presidenti të SHBA, prej 9-të dekadash. Gjatë zbritjes nga "Air Force One", presidenti amerikan u shfaq i qeshur bashkë me zonjën e parë Michelle dhe vajzat e tyre Sasha dhe Malia.
 
Shefi i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me Presidentin kubanez, Raul Castro, por jo me liderin revolucionar në pension, Fidel Castro, ndërsa do të diskutohet për marrëveshjet tregtare mes dy vendeve dhe reformat politike.

obama mberin ne kube

Ndërkohë, disa protestues u tubuan në kryeqytetin Havana, përpara se të mbërrite Obama. Protestuesit të veshur me të bardha, ishin bashkëshortet e të burgosurve politikë, të cilat zhvilluan përpara një kishe protestën javore. Ndërkohë,poicia ndërhyri duke arrestuar disa prej tyre.