/ATSH-ANA-MPA/ - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështetësin përpjekjen e qeverisë greke për t'iu larguar politikës së masave shtrënguese e garantoi kryeministrin grek, Aleksis Cipras presidenti amerikan, Barack Obama, në bisedën telefonike mes tyre.
"Kjo mbështetje do të shprehet edhe në praktike, nëpërmjet bashkëpunimit të ministrive të Financave të të dy vendeve", theksoi Obama.
Presidenti amerikan vuri në dukje se edhe Evropa duhet ta braktisë këtë politikë, gjë që e bëri SHBA-ja, dhe të adoptojnë një axhendë të fuqishme zhvillimi.
Obama i rekomandoi Ciprasit që edhe të çlodhet pas fushatës së lodhshme të zgjedhjeve, pasi do t'i nevojiten forca për në vazhdim.
"Kjo është e vështirë për shkak të rrethanave", ishte përgjigjja e kryeministrit grek
/Shqiptarja.com