Obama merr vendim 'kundër'
Trump, ndalon shpimet e naftës

Obama merr vendim 'kundër'<br />Trump, ndalon shpimet e naftës
Presidenti amerikan në ikje, Barack Obama ka ndaluar çdo shpim për ngritje impiantesh të nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në Oqeanin Atlantik dhe në Arktik të SHBA-ve.
Ky veprim nga kreu i Shtëpisë së Bardhë, shihet si një përpjekje për të mbrojtur rajonin përpara se ai të largohet nga detyra në janar të 2017.
Por ajo që është më e rëndësishmja është që presidenti i ri Donald Trump do ta ketë shumë të vështirë ose pothuajse të pamundur për të hedhur poshtë këtë vendim. 

Për qeverinë e Trump nënkupton që SHBA-të do të varen nga nafta e Lindjes së Mesme edhe më shumë për nevojat e brendshme.
Shtëpia e Bardhë  ka deklaruar se vendimi është marrë për një ekonomi më të fortë, më të qëndrueshme. Ajo përmendi si arsye të ndalimit të çdo shpimi për ngritje impiantesh të nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror mbrojtjen e kafshëve të egra si dhe dobësitë e rajonit për shterimin e këtyre burimeve.

Vendimi mbështetet në ligjin e vitit 1953 e cila i lejon presidentit të Shtëpisë së Bardhë  për të ndaluar dhënien me qira të burimeve në det të hapur për një kohë të pacaktuar.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër

Barcelona fiton El Clasicon e parë të sezonit, Halaand i jep leksione Chelsea-s! Juve barazon, Motta: Chiesa duhet të gjejë një klub tjetër