Obama mesazh Nishanit
I uron shqiptarëve Bajramin

Obama mesazh Nishanit <br />I uron shqiptarëve Bajramin
SHBA - Presidenti amerikan Barak Obama uron shqiptarët për festën e Fiter Bajramit. Në një mesazh urimi dërguar presidentit shqiptar Bujar Nishani, Obama shkruan se
“Ramazani shënon kohën kur familjet dhe bashkësitë festojnë së bashku në traditën e reflektimit, përkushtimit dhe shërbesës”.

“Në emër të popullit amerikan, ju shpreh juve dhe mbarë popullit shqiptar urimet e mia më të mira teksa festoni Fiter Bajramin! Shpresoj që muaji i shenjtë i Ramazanit t’u sjellë të gjithë myslimanëve një periudhë ripërtëritjeje dhe ndarje të të mirave së bashku!”, uron Obama.

“Uroj që ju dhe populli shqiptar të gëzoni lumturi dhe begati përgjatë vitit të ardhshëm!”, përfundon mesazhi i presidentit amerikan Barak Obama, drejtuar homologut shqiptar, Bujar Nishani.
(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët