Obama mesazh Nishanit: Mirënjohje
kontributit të Shqipërisë në NATO

Obama mesazh Nishanit: Mirënjohje<br />kontributit të Shqipërisë në NATO
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka uruar sot nëpërmjet një mesazhi Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, me rastin e Festës së Pavarësisë.

Në mesazhin drejtuar Nishanit, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shpreh mirënjohje për kontributet e Shqipërisë në NATO.

Ja mesazhi i urimit i Presidentit amerikan Obama drejtuar Presidentit shqiptar Nishani:

“I dashur Zoti President,

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dëshiroj t’i përcjell urimet e mia më të mira qeverisë dhe popullit shqiptar me rastin e 28 Nëntorit, Ditës suaj të Pavarësisë.

Duke festuar pavarësinë tuaj, ne përshëndesim përparimin e mrekullueshëm që keni shënuar në ndërtimin e demokracisë në vend si dhe kontributin ndaj sigurisë, qëndrueshmërisë dhe begatisë ndërkombëtare në rajon dhe anembanë botës. Ju përgëzojmë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Suksesi i vendit tuaj në përparimin përgjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian e thellon qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor dhe shërben si shembull për aspiratat euro-atlantike të fqinjëve tuaj.

Shqipëria është një partnere e palëkundur dhe kontribuuese për sigurinë globale. Ne i jemi mirënjohës kontributeve të rëndësishme të Shqipërisë dhënë në misionin e NATO-s në Afganistan, në përpjekjet ndërkombëtare në Ukrainë, qëllimeve humanitare dhe stabilizuese në Irak si dhe në luftën kundër kërcënimit të terrorizmit ndërkombëtar dhe luftëtarëve të huaj.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që e kanë Shqipërinë si aleate, mike dhe partnere të ngushtë. Urime për Ditën tuaj të Pavarësisë!” – përfundon mesazhi i Presidentit amerikan drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën