JOHANNESBURG - Presidenti Barack Obama i ftoi në dialog të rinjtë nga Afrika e Jugut dhe tre vende të tjera afrikane dje, duke iu përgjigjur pyetjeve për çështje që nga rritja ekonomike e deri tek anti-ekstremizmi. Presidenti dukej i qetë dhe plot energji gjatë dialogut me të rinjtë e mbledhur në mjediset e Universitetit të Johanesburgut në Soweto. “Afrika është në lëvizje,-tha presidenti,-por ndeshet me sfida të mëdha që nuk mund të injorohen.”
“Të rinjtë afrikanë,-tha Presidenti,-do të marrin në dorë udhëheqjen.” Duke nderuar heronjtë e anti-aparteidit, përfshirë ish-Presidentin Nelson Mandela dhe Arqipeshkvin Desmond Tutu, zoti Obama kujtoi Hector Pieterson-in, një djalë të vrarë nga zjarri i policisë gjatë një proteste në 1976. Obama tha se grupe si Boko Haram po shkaktojnë dëm të konsiderueshëm, duke shfrytëzuar qeveri të dobëta afrikane.
“Shtetet e Bashkuara,-tha ai,-po ndihmojnë qeveritë afrikane të zhvillojnë kapacitetet për të luftuar terrorizmin.” Në përgjigje të një pyetjeje nga Kenia, zoti Obama tha se afrikanët kanë filluar të kërkojnë nga qeveritë e tyre të mbahen përgjegjëse. Më pare, Presidenti Obama dhe Presidenti Jacob Zuma diskutuan mbi konfliktin në Republikën Demokratike të Kongos, situatën politike në Zimbabve dhe përparimin e bërë në Afrikën e Jugut në luftën kundër Sidës.
Obama nuk shkoi për të vizituar ish-presidentin Nelson Mandela, i cili ndodhet në spital prej më shumë se 20 ditësh. Ai zhvilloi një takim privat me vajzat dhe nipat e zotit Mandela, si dhe foli me telefon me të shoqen e zotit Mandela.
Redaksia Online
(aq/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com