WASHINGTON- Presidenti, Barak Obama u bëri thirrje amerikanëve të nderojnë kontributin që i kanë bërë pjesëtarë të mëparshëm dhe aktualë të forcave të armatosura amerikane. Në fjalimin që presidenti amerikan mbajti në ditën Përkujtimore, presidenti Obama vlerësoi rolin e atyre amerikanëve që dhanë jetën gjatë shërbimit ushtarak.

Në fjalimin drejtuar vendit, presidenti Obama tha se, “Dita Përkujtimore është momenti kur vendi duhet të riafirmojë zotimin e tij ndaj veteranëve dhe familjeve të tyre”.Dita Përkujtimore shënohet çdo vit, në të hënën e fundit të muajit maj.
Jo-zyrtarisht kjo ditë shënon edhe fillimin e sezonit veror, kur hapen shumë nga klubet verore të argëtimit, pishinat publike dhe njerëzit fillojnë dyndjen drejt plazheve.
(b.a/shqiptarja.com)