BERLIN - Presidenti amerikan, Barack Obama ndodhet në Gjermani ku po kryen një vizite dyditore pas pjesmarrjes së tij në samitin e G8-s në Irlandën e Veriut. Ai është takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin Joachim Gauck. Në krye të agjendës së tyre kanë qenë ekonomia globale, tregu i lirë, lufta në Afganistan, çështja e terrorizmit si dhe shumë çështje të tjera në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve.
Pasdite, Obama do të mbajë një fjalim në Brandenburg Gate, në Berlinin perëndimor e cila është simboli i ndarjes dhe bashkimit të dy Gjermanive gjatë Luftës së Ftohtë.
Presidenti Obama në këtë fjalim historik do të sugjerojë që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të ndërpresin mbushjet bërthamore strategjike me një të tretën dhe të reduktojnë arsenalet bërthamore taktike në Evropë, tha një zyrtar i administratës amerikane.
Pikërisht aty edhe presidenti John F Kenedy 50 vjet më parë mbajti një fjalim historik i njohur si “Ich Bin Ein Berliner " – Unë jam berlinez, në qershor të 1963, ku theksoi dallimet mes shoqërive të lira perëndimore dhe atyre të dëmtuara nga komunizmi.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com