Obama në Greqi: Trump do t’i
përmbushë detyrimet e NATO-s

Obama në Greqi: Trump do t’i<br />përmbushë detyrimet e NATO-s
Presidenti Barack Obama nis udhëtimin e tij të fundit në Europë. Ndalesa e parë është në Athinë.

Në aeroportin e Athinës kreu i Shtëpisë së Bardhë, i cili shoqërohet nga ministri i thesarit Jack Lew, u prit nga ministri grek i mbrojtjes Panos Kammenos.

Nën masa të rrepta sigurie avioni presidencial Air Force one mbërriti këtë mëngjes në Athinë. Më shumë se 5000 forca sigurie do të rrethojnë kryeqytetin Helen për dy ditë aq sa do të zgjasë edhe vizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë. 

Masat e sigurise janë ndërmarrë për të shmangur protesta të forcave anarkiste dhe partisë komuniste. 

Gjatë vizitës dyditore në Greqi, Obama do të mbajë një konferencë për mediat me kryeministrin Tsipras dhe do të takohet me presidentin Prokopis Pavlopoulos.

Kjo është vizita e katërt e një presidenti amerikan në shtetin Helen. Bill Clinton në vitin 1999, George Bush in 1991 dhe Dëwight D. Eisenhower in 1959.

Obama takon Pavlopoulos: NATO gur themeli i sigurisë
Presidenti i SHBA, Barack Obama është pritur në pallatin presidencial nga presidenti i Greqisë Pavlopoulos.

“Popujt tanë janë të lidhur me njëri-tjetrin nga miqësia dhe bashkëpunimi. Jam i sigurt se pasardhësi juaj do të vijojë të njëjtat hapa” u shpreh president i Greqsië i cili kërkoi nga kreu i Shtëpisë së Bardhë zgjidhjen e çështjes së Qipros në përputhje me traktatin e Lozanës.

Nga ana tjetër Obama u shpreh se Greqia është burimi i dhumë ideve dhe vlerave mbi bazën e të cilave është ndërtuar Amerika.

“Ne jemi të gatshëm të qëndrojmë pranë me popullin grek përtej sfidave ne kërkojmë të bëjëm progres’ -shtoi presidenti në ikje.

Ai vlerësoi shtetin Helen për mënyrën humanitare sesi ka trajtuar emigrantët duke kërkuar më shumë bashkëpunim, në menaxhimin e krizës së refugjatëve.

Edhe njëherë nga Athina, Obama theksoi faktin se NATO është absolutisht jetik dhe një gur themeli i sigurisë.
 
Obama takon Tsipras, Obama: Masat shtrënguese nuk sjellin prosperitet
Presidenti i SHBA, Barack Obama u prit nga kryeministri Tsipras, me të cilin zhvilloi edhe një takim para mediave.

"Mesazhi im për pjesën tjetër të Europës është se unë do të vijojë të mbështese idenë se vetëm masat shtrënguese nuk mund të sjellin prosperitet.Një Europë e Bashkuar është një e mirë për të gjithë botën ," u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.


“ Eshtë një nder i madh që ndaluat në Greqi. Fakti që zgjodhët vendin tonë për të ndaluar në udhëtimin tuaj të fundit si president dërgon mesazhe të rëndësishme. Shpresojmë se do të ketë zhvillime pozitive në çështjen e Qipros dhe krizën e borxheve” - u shpreh kryeministri Aleksis Tsipras.

Nga ana e tij Obama u shpreh se në sajë të bashkëpunimit mes Greqisë dhe Turqisë do të gjendet edhe një zgjidhje e qëndrueshme për Qipron.
E sa i përket fushës së financave presidenti amerikan u shpreh se reformat nuk janë të lehta por janë të domosdoshme për ta bërë ekonominë më konkurruese.

Obama takon Tsipras

Objektivi i udhëtimit të Obames në Evropë
E mesa duket një nga objektivat kryesore të udhëtimit të Obamës në Kontinentin e vjetër është pikërisht ky, të sigurojë aleatët europianë për një marrëdhënie normale me SHBA.

Më pas në Berlin, kreu i Shtëpisë së Bardhë do të takohet me kancelaren Merkel, me presidentin francez Hollande, kryeministren e Britanisë Theresa May, kryeministrin Italian Matteo Renzi.

[gallery]19662[/gallery]
Takime të tilla priten ti çojnë një mesazh të qartë Donald Trump-it: Detyrimet me Aleancën Euroatlantike duhen respektuar. Kujtojmë se shumë zyrtarë europianë kanë dalë me deklarata përfshirë Presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe shefin e NATO-s, Stoltenberg, të cilët janë shprehur se përzgjedhja e Trump kërcënon marrëdhëniet e Brukselit dhe aleatëve me Uashingtonin.

“Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të respektojë detyrimet me NATO-n dhe aleancën me BE. Kjo do të bëhet në bazë të parimit se çfarë është e mirë për Europën është e mirë edhe për SHBA” - është kjo deklarata që dha presidenti në ikje Barack Obama në konferencën e parë pas zgjedhjeve.

Ndërsa nga ana tjetër manjati Trump ka kontaktuar në telefon me homologun rus Putin duke shprehur nevojën e menjëhershme për të normalizuar marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit. Raport i cili sipas palëve nuk është aspak i kënaqshëm duke përmendur përplasjet e tyre lidhur me krizën në Ukrainë dhe Siri, si dhe akuzat se hakerat rus mund të ndikonin në zgjedhjet presidenciale.

Por tashmë çdo gjë është gati për një ndryshim radikal. Presidenti rus u shpreh i gatshëm të ndërtojë një dialog konstruktiv me administratën Trump. Ndërsa pritet takimi mes tyre edhe stafi i manjatit në New York shprehu dëshirën për forcimin e marrëdhënieve me Rusinë. 

(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm

Ukraina ngre avionët luftarakë F-16 në fluturim, presidenti Zelensky: Moment historik, ne ia dolëm