SHBA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se përdorimi i armëve kimike në sulmin e Sirisë ishte “ngjarje e madhe për vëmendje të jashtëzakonshme”.

Obama tha se SHBA-ja po pret raportin nëse armë të tilla janë përdorur, por në qoftë se provohet se kanë ndodhur vërtet, situata do të "kërkojë vëmendjen e Amerikës". Duke folur për rrjetin televiziv CNN, Obama theksoi se “shpresojmë në vëmendjen e të gjithë komunitetit ndërkombëtar”.

OKB-ja ka dërguar ekipin e saj të hetuesve, që aktualisht ndodhet në Siri, për incidentin e fundit kimik ndërkohë që edhe vetë aleati kryesor i Sirisë, Rusia, i ka kërkuar qeverisë së Asadit të lejojë ekipin monitorues të Kombeve të Bashkuara për të hetuar akuzat e aktivistëve sirianë.

Aktivistët opozitarë të qeverisë "Assad" thanë se rreth 1300 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë nga sulmet e të mërkurës në zonën Ghouta të Damaskut.

Qeveria britanike beson se regjimi i presidentit Bashar al-Asad është përgjegjës për sulmin me armë kimike, ka thënë Sekretari i Jashtëm i shtetit William Hague të premten. Por, pavarësisht thirrjeve nga shumë vende të ndryshme, nuk ka ende asnjë shenjë nëse Damasku do të lejojë ekipin e OKB-së për të vërtetuar pretendimet e aktivistëve se raketa të mbushura me gaz nerving janë hedhur mbi civilët në periferitë e Damaskut.

Redaksia online
(ar.sh/l.ç/shqiptarja.com)