Obama nis fushatën: Vendoset
e ardhmja e shtresës së mesme

Obama nis fushatën: Vendoset <br />e ardhmja e shtresës së mesme
COLUMBUS, Ohio – Barack Obama ka nisur sot, mes entuziazmit të mbështetësve, fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në fillim fjalët plot emocion të zonjës së parë Michelle e më pas kënga “City of blinding lights” e U2 i kanë ngritur në kulm brohoritjet e mëse 10 mijë fansave në Arenën e basketbollit të kampusit universitar në Columbus të Ohios. Megjithëse, salla me 18800 vende ishte gjysëm e mbushur.

Obama ka folur për 38 minuta mes duartrokitjeve shurdhuese. “Unë besoj te ju, ju kërkoj që të vazhdoni të besoni te unë”, tha presidenti amerikan.

Obama është përqendruar te ekonomia duke thënë se “në këto zgjedhje vendoset e ardhmja e shtresës së mesme në SHBA”. Ai e ka përmendur vetëm 5 herë emrin e kundërshtarit të tij Mitt Romney, duke thënë se ai është një patriot dhe ka ngritur një familje të mrekullueshme, por se është jashtë realitetit dhe shumë i lidhur me konservatorët e partisë republikane.

“Ne besojmë se tregu i lirë është një nga forcat më të mëdha të progresit në historinë njerëzore”, tha Obama, “Por tregu i lirë edhe në formën e tij më të mirë, kurrë nuk ka qenë një liçensë për të marrë çfarë të duash, pa pasur rëndësi si e merr”.

“Korporatat nuk janë njerëz, njerëzit janë njerëz”, tha Obama duke iu referuar një gafe të Romneyt më herët në fushatën e këtij të fundit.

Obama ka zgjedhur Ohio dhe Virginia si dy shtetet për të nisur fushatën e tij. Të dyja shtetet kanë të përbashkët se nuk konsiderohen bastione të asnjërës palë dhe janë gjithashtu kyçe për fitoren në Shtëpinë e Bardhë.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf