Obama nominon Merrick Garland për Gjykatën Supreme

Obama nominon Merrick Garland për Gjykatën Supreme
Presidenti amerikan, Barack Obama ka nominuar gjykatësin Merrick Garland për t’u bërë pjesëtar i Gjykatës Supreme të Drejtësisë amerikane.
Garland, 63 vjeç, është aktualisht kreu i Gjykatës së Apelit të Uashingtonit, si dhe një ish-prokuror.
Merrick Garland u emërua nga Presidenti
 Bill Clinton në vitin 1997, si dhe ka shërbyer në Departamentin e Drejtësisë gjatë administratës “Clinton”, përpara këtij posti.
Megjithatë, shumica republikane e Senatit ka bërë të ditur se do të bllokojë çdo votim të kandidaturës për Gjykatën Supreme, për sa kohë që ajo vjen nga Presidenti Obama.

Redaksia Online
(B.K/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur