Barack Obama nuk do të jetë pjesë e kabinetit të presidentit të zgjedhur edhe nëse atij do ti propozohej një gjë e tillë, sepse sipas tij ish-zonja epaerë Michelle Obama nuk do ta pranonte këtë gjë.
“Ka disa gjëra që unë nuk do ti bëja sepse Michelle nuk do të më lejonte, “ tha Obama.

Presidenti i 44-të e  dha deklaratën me CBS Sunday Morning, dy ditë përpara botimit të kujtimeve të tij.

Ish-Presidenti Barack Obama tha se rezultatet e zgjedhjeve, ku dy kandidatët  marrin më shumë se 70 milionë vota secili, tregojnë se kombi është akoma i përçarë, gjë që nuk është një shenjë e mirë për demokracinë.

I pyetur se si do ta ndihmojë Biden kur ai të marrë detyrën në janar, ai tha se Biden nuk ka nevojë për këshillën e tij.

“Unë do ta ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme. Nuk e kam ndërmend të filloj papritmas të punoj si një anëtar i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë ose diçka si kjo” .

Obama dhe Biden, më shumë se bashkëpunëtorë kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë mis të ngushtë.