/ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama është shprehur sot se pa marrëveshjen e tregtisë së lirë transpacifike, nënshkruar të hënën nga 12 vende përveç Kinës, Pekini do të diktojë rregullat e tregtisë ndërkombëtare.
"Pa këtë marrëveshje, konkurrentë të cilët nuk ndajnë vlerat tona, të tilla si Kina, do të diktojnë rregullat e ekonomisë globale", pohoi Obama në fjalimin e tij të përjavshëm drejtuar kombit.
"Ata do të vazhdojnë të shesin në tregjet tona dhe do të përpiqen të tërheqin ndërmarrjet tona, duke lënë krejtësisht të mbyllura tregjet e tyre", shtoi Obama.
Pas pesë vitesh bisedimesh që përfunduan me një seancë maratonë prej pesë ditës, negociatorët njoftuan të hënën se kanë rënë dakort në lidhje me "TransPacifik Partnership" (TPP), e cila i hap udhë zonës më të zgjeruar të tregtisë së lirë në botë.
Vendet nënshkruese janeë Australia, Brunei, Kanadaja, Kili, Japonia, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peruja, Singapori, SHBA-ja dhe Vietnami.