UASHINGTON - “Ende nuk kemi marrë një vendim në lidhje me sulmimin e Sirisë”. Ky është deklarimi i Presidentit të SHBA-së Barack Obama në lidhje me situatën më të fundit në Siri, pas rrëzimit të rezolutës britanike në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Presidenti SHBA-së tha gjithashtu se edhe nëse do të ketë një ndërhyrje në Siri, lufta nuk do të jetë e gjatë por e shkurtër aq sa për të ndryshuar rrjedhën e përballjes mes opozitës siriane dhe ushtrisë. “Nuk do të ketë një Irak të ri, nuk do të ketë një luftë të gjatë, por një ndërhyrje ushtarake të limitur”, - tha Obama.

Nga ana tjetër Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka reaguar edhe në lidhje me kërcënimet e bëra nga ministri i Jashtëm sirianë. “Territorit ynë nuk mund të arrihet nga sulmet terroriste apo armët kimike siriane”, - tha gjatë deklaratës së tij presidenti Obama.

OBAMA: SULMI KIMIK NGA QEVERIA SIRIANE
Në një intervistë zhvilluar me Shërbimin e Transmetimeve Publike, PBS, zoti Obama tha se po vazhdon diskutime intensive me ekipin e sigurisë kombëtare dhe komandantët ushtarakë i kanë paraqitur një numër opsionesh.
 
“Kemi arritur në përfundimin se qeveria siriane ka kryer sulmet dhe me këtë veprim bëhen të domosdoshme pasoja ndërkombëtare. Për këtë arsye po konsultohemi me aleatët. Nuk kemi ndërmend të fillojmë një konflikt të hapur në Siri, por duhet të garantojmë se kur një vend shkel normat ndërkombëtare për shembull me armë kimike, që përbëjnë kërcënim për ne, ata duhen mbajtur përgjegjës”.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)