Obama: Populli britanik foli me votë
duhet të respektojmë vendimin e tyre

Obama: Populli britanik foli me votë<br />duhet të respektojmë vendimin e tyre
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, u shpreh se respekton vendimin e popullit britanik, të cilët vendosën me votë për nxjerrjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. "Populli i Mbretërisë së Bashkuar ka folur, dhe ne e respektojmë vendimin e tyre", tha presidenti amerikan.

"Marrëdhënia veçantë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara është e qëndrueshme, dhe prania e Mbretërisë së Bashkuar në NATO mbetet një gur themeli të rëndësishëm të SHBA-ve, për stabilitetin dhe sigurinë në botë", shtoi Obama.

Obama theksoi edhe përpjekjet e tij për të nxitur stabilitetin dhe rritjen ekonomike të BE, në mënyrë që marrëdhëniet e bllokut me SHBA të mbeten të pandryshuara.
 
Ndërkohë, gjatë një vizite në Britaninë e Madhe në prill, Obama iu bëri thirrje votuesve britanikë që të votonin për 'qëndrimin' e Britanisë në BE, duke paralajmëruar pasoja në ekonomi dhe marrëveshjet tregtare, nëse vendi lë BE-në. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre