Obama-Putin, takimi më 'i
akullt' që keni parë mes tyre

Obama-Putin, takimi më 'i<br />akullt' që keni parë mes tyre
PERU-Shtrëngimi i duarve më i ftohtë që keni parë deri tani. Barack Obama dhe Vladimir Putin u fotografuan gjatë Samitit të Perusë, ndërsa takimi i tyre dëshmoi pastër përplasjet që kanë mbi Sirinë dhe mbështetjen e Trump për President.

Mediat janë fokusuar në takimin që presidenti amerikan dhe ai rus kanë pasur në Peru pak para fillimit të Samitit i Ekonomik Azi-Paqësor që po mbahet në Lima.Kjo ka qenë biseda e tyre e parë që pas zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve.

Sipas një njoftimi të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, biseduan shkurtimisht për Sirinë dhe Ukrainën gjatë punimeve të samitit të APEC-ut në Peru. Ky ishte takimi i tyre i parë pas fitores së zgjedhjeve në SHBA nga Donald Trump.

Të dy udhëheqësit janë duke marrë pjesë në takimin e Bashkëpunimit Ekonomik të Paqësorit, që pritet të përqëndrohet sot tek çështja e tregtisë dhe e Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

[gallery]19762[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror