UASHINGTON - Barack Obama i ka kërkuar Kongresit një votim sa më të shpejtë për t’i hapur udhën raketave mbi Siri.
"Sulmi ushtarak amerikan në Siri ka si qëllim të pakësojë aftësitë e regjimit të Assad për të përdorur armë kimike", ka shtuar Obama, duke iu drejtuar liderëve të Kongresit:
''Nuk është Irak, nuk është Afganistan. Jemi duke folur për sulme me raketa të limituara, të proporcionuara, për t'i dhënë një mesazh jo vetëm ndaj Assad-it, por edhe të tjerëve, që mund të mendojnë të përdorin armë kimike në të ardhmen''.
Presidenti ka kërkuar që Capitol Hill t’i japë udhë të lirë raketave javën që vjen”. "Situata në Siri paraqet një kërcënim të rëndë për sigurinë kombëtare të SHBA dhe për rajonin. Për pasojë Assad duhet të quhet përgjegjës", ka thënë Obama.
''Jam i bindur se duhet të sulmojmë, por besoj se do jemi më të fortë nëse veprojmë së bashku, të bashkuar si komb'', ka shtuar ai.

(Në foto: Presidenti Obama me anëtarët e Kongresit).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Hollande: Franca nuk do të sulmojë e vetme, pa SHBA