WASHINGTON- Nuk ka më festë. Barack Obama i është rikthyer punës. Mbrëmjen e së mërkurës Presidenti i saporizgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rikthyer në Washington.
Ai udhëtoi sëbashku me familjen me avionin presidencial duke u larguar kështu nga Chicago ku priti rezultatet e zgjedhjeve të 6 nëntorit. Përtej sfidës së fituar me rivalin e tij republikan Mitt Romney, Presidentin e presin kohë të vështira në mandatin e dytë. Ashtu siç kishte paralajmëruar në fushatë do ti duhet të çojë përpara axhendën për ta bërë Amerikën një vend më të mirë
Shqetësimi i tij primar është paketa fiskale. Rritja automatike e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve mund ta çojnë Amerikën sërish në një periudhë të errët financiare. Me votën e tyre qytetarët vendosën të ruajnë gjendjen e qëndrueshme të ndarjes së Washingtonit në dy pjesë.
Demokratët e Obamës ruajnë sërish kontrollin në Senat por republikanët kanë mazhorancë në Dhomën e Përfaqësuesve çka u jep një fuqi në raport me nismat e Presidentit.
(dm/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Obama dje u zgjodh President: Më e mira do të vijë