SHBA - Presidenti i sapo rizgjedhur Barack Obama ka marrë urimet e para nga krerët e shteteve. Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian Van Rompuy përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter thotë se është shumë i lumtur për rizgjedhjen e Obamës.
Ndërkaq, kancelarja Anxhela Merkel fton Presidentin Obama për një vizitë në Gjermani ndërsa i uron kurajo, forcë dhe suksese për mandatin e dytë.
Nga Tel Avivi, kryeministri Benjamin Netanjahu vlerëson se marrëveshja strategjike midis Israelit dhe SHBA-ve është më e fortë se kurrë. Ai garanton se do të vazhdojë të bashkëpunojë me Presidentin Obama për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Urimet nuk kanë munguar as nga Tokio ku Yoshihiko Noda është shprehur i gatshëm për ta thelluar bashkëpunimin.
Kryeministri britanik David Cameron vlerëson se Obama është një President i suksesshëm dhe dëshiron të bashkëpunojë me të në të ardhmen.
Presidenti i Komisionit Evropian Manuel Barroso deklaron se ka ndërmend të çojë përpara bashkëpunimin bilateral dhe të përballojë sëbashku sfidat globale.
Kryeministri francez Hollande përshëndeti atë çka e cilësoi "zgjedhje të qartë" të amerikanëve për një vend të hapur e solidar, të përfshirë në skenën politike ndërkombëtare.
Ndërkaq, ministri i jashtëm italian Giulio Terzi tha se pas kësaj zgjedhjeje Amerika është më e fortë dhe rikthimi i Obamës në Shtëpinë e Bardhë është një mundësi për BE-në dhe Italinë.
Anders Fogh Rasmussen, Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës Ushtarake të NATO, ka shprehur “urime të ngrohta”, duke lavdëruar atë që ai e quajti “udhëheqje të shquar” të Obamës në ruajtjen e marrëdhënieve euro-atlantike.
Në Moskë, ligjvënësit në Dumën Shtetërore të Rusisë gjithashtu përshëndetën fitoren e Obamës ndaj sfiduesit republikanë Mitt Romney, duke e quajtur rezultatin si “alternativë më të mirë” për Rusinë. Ligjvënësit shprehën shpresën se udhëheqësi amerikan do të vazhdojë “rivendosjen” e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit.
(bi.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com