UASHINGTON - Regjimi i Assad është "përgjegjës" për sulmin më të keq me armë kimike në shekullin e 21. "Ne jemi Shtetet e Bashkuara dhe nuk mund të mbyllim sytë para imazheve që kem i parë”, edhe pse ka ndodhur në anën tjetër të botës”. Pohon presidenti amerikan, Barack Obama në fjalimin e të shtunës.
Një aksion i limituar, pa trupa nga toka: "nuk do jetë një Irak tjetër apo një tjetër Afganistan", ka thënë Obama në fjalimin e përjavshëm, duke nënvizuar se “çfarëdolloj aksioni kundër regjimit sirian do të jetë i limituar në kohë dhe pasoja.
“Jo vetëm një sulm ndaj dinjitetit njerëzor, por dhe një kërcënim serioz ndaj sigurisë sonë kombëtare. Ka një motiv pse qeveritë, që paraqesin 90% të popullsisë botërore ranë dakord mbi ndalimin e armëve kimike. Presidenti amerikan ka nënvizuar se armët kimike nuk shkaktojnë vetëm vdekje, por mund të bien në duart e terroristëve, që duan të na bëjnë keq”.
"Një vendim solemn, jo i marrë lehtë". Kështu Barack Obama shpjegon vendimin e tij për të reaguar ushtarakisht ndaj regjimit sirian.
"Si lider i demokracisë më të vjetër kushtetuese në botë, e di se vendi ynë është më i fortë dhe veprimet tona më efikase nëse veprojmë së bashku. Për këtë i kam kërkuar Kongresit të votojë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com