Obama sfidon Trumpin: Po të 
​garoja merrja mandatin e tretë

Obama sfidon Trumpin: Po të <br />​garoja merrja mandatin e tretë
Presidenti në ikje Barack Obama beson se do të fitonte edhe mandatin e tretë për Shtëpinë e Bardhë duke vlerësuar se kombi edhe më tej e pranon vizionin e tij politik.

Sipas kushtetutës amerikane, presidenti mund të jetë në atë funksion vetëm në dy mandate katërvjeçare.

Obama, të cilit i kanë mbetur edhe tri javë që të përfundojë mandatin e tij këtë e ka thënë në një emision për CNN.

A ka thënë se publiku amerikan edhe më tej mbështet vizionin e tij përparimtar edhe pse amerikanët këtë vit kanë votuar për Donald Trump.

"Unë jam i bindur për këtë vizion, sikurse jam i bindur se ky vizion i drejtuar nga unë, do mbështetej nga shumica e popullit amerikan. 

E di se në bisedat që kam pasur me njerëz në të gjithë vendin, madje edhe me ata njerëz të cilët nuk pajtoheshin me mua, do thoshin se vizioni, drejtimi që po ndiqni ju është një gjëja e duhur",
tha Obama. 

Duke komentuar zgjedhjen e Trump si pasues të tij, Obama tha për shumë njerëz kjo ishte një fantazi. 

"Trump ka fituar dhe për shumë njerëz kjo ishte vërtetë një fantazi", tha Obama. Presidenti në detyrë lançoi në vitin 2008-ë vizionin e tij për një Amerikë më tolerante, diversive, të hapur dhe plot energji e dinamizëm. 

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Ukraina hakmerret ndaj Moskës, e bombardon me 144 dronë, një e vrarë dhe disa të plagosur! Rusia: I rrëzuam të gjithë, mbyllen aeroportet

Ukraina hakmerret ndaj Moskës, e bombardon me 144 dronë, një e vrarë dhe disa të plagosur! Rusia: I rrëzuam të gjithë, mbyllen aeroportet