SUEDI – Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar sot për çështjen siriane se “ne duhet të reagojmë për të vënë në vend drejtësinë, pasi është shkelur një e drejtë ndërkombëtare. Ne duhet të mbrojmë njerëzit, sepse ëhstë prekur vija e kuqe, janë përdorur armët kimike.”
Këto deklarata Presidenti amerikan i ka bërë sot nga Stokholmi i Suedisë, në një konferencë të përbashkët shtypi Kryeministrin suedez Fredrik Reinfield, prej nga ku ka nisur një tur treditor jashtë SHBA-së që do të përfundojë me samitin e G20-ës në Shën Petersburg të Rusisë.
Obama po përpiqet të sigurojë mbështetje në SHBA për një veprim ushtarak kundër Sirisë. Kongresi amerikan do të votojë javën e ardhshme në se do të mbështesë ndërhyrjen ushtarake të propozuar. Të martën në mbrëmje, anëtarët e Komisionit të Senatit amerikan për Marrëdhënie të Jashtme ranë dakord për një projekt-rezolutë, sipas së cilës, operacioni do të jetë për një "përdorim të kufizuar dhe të përshtatur të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë".
Obama u pyet në Stokholm nëse vendimi për të pyetur Kongresin para se të ndërmerrte veprime ushtarake - që ai nuk ishte i detyruar me Kushtetutë për ta bërë - e kishte vënë në rrezik besueshmërinë e tij. Por, Obama u shpreh qartë: "Kredibiliteti ime nuk është në dyshim. Në dyshim është kredibiliteti i bashkësisë ndërkombëtare," - u përgjigj ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com