Presidenti amerikan Barak Obama i bëri thirrje presidentit të Birmanisë për të marrë masa për të ndalur dhunën kundër muslimanëve në vendin e tij dhe të vazhdojë më tej me reformat ekonomike dhe politike.
Thein Sein u bë kreu i parë i Birmanisë që viziton Shtëpinë e Bardhë në 47 vjet dhe që pati bisedime me një president amerikan në Zyrën Ovale. Udhëheqësi i shtetit aziatik u zotua gjithashtu për të zgjidhur konfliktet etnike duke përfshirë të gjitha komunitetet në procesin politik.
Sein tha se vendi i tij po përballet me një "detyrë të frikshme" në kryerjen e reformave dhe se ka nevojë për "mbështetjen dhe
mirëkuptimin" e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Thein Sein, ndodhet në pushtet që prej fundit të regjimit ushtarak në nëntor të 2010-s dhe po përpiqet të vazhdojë edhe më tej rrugën e demokracisë. Gjithashtu lirimi i të gjithë të burgosurve politikë vitin e kaluar ishte një tregues i rëndësishëm i qeverisë së Birmanisë në kryerjen e reformave demokratike në vend.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com