Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se dëshiron të thellojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Pakistanit.
Obama i ka bërë këto komente gjatë takimit me kryeministrin e Pakistanit Nawaz Sharif, në Shtëpinë e Bardhë.
Obama ka thënë se Amerika dhe Pakistani kanë marrëdhënie të mira jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në atë shkencore dhe ekonomike.
Zyrtarët kanë raportuar se në axhendën e liderëve përfshihen edhe ndihma e amerikanëve për Pakistanin dhe vonesat e fillimit të negociatave për paqe me Afganistanin.
Vizita e kryeministrit Sharif vjen pasi presidenti Obama ka tërhequr vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, deri në përfundimi të mandatit të tij.
SHBA-ja është duke kërkuar nga Pakistani që të jetë ndërmjetësuese në bisedimet paqësore mes forcave qeveritare ne Afganistan dhe talibanëve.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)









