KALIFORNI- Presidenti kinez, Xi Jinping, dhe ai amerikan, Barack Obama, kanë nisur një samit dy ditor në Kaliforni.
"Shtetet e Bashkuara mirëpresin rritjen e vazhdueshme paqësore të Kinës si një fuqi botërore", tha Obama në momentin ku dy udhëheqësit dhanë deklarata për shtyp para se të nisnin takimet me dyer të mbyllura.
“Pasi një Kinë paqësore dhe e qëndrueshme nuk është mirë vetëm për kinezët, por gjithashtu për botën dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shtuar lidëri amerikan.
Takimi është i pari mes këtyre dy personaliteteve, që kur Xi u bë President i Kinës në muajin mars.
Takimi informal në vilën “Sunnylands” pranë Los Angelesit, shihet si një shans për liderët e ekonomive më të mëdha të botës, për të ndërtuar një raport pozitiv mes tyre.
Në takim, lidërit kanë folur edhe për një sërë çështjesh të rëndësishme si: spiunazhi informatik , ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut, siguria e Azisë, si dhe tregtia mes dy vendeve.
“Vendimi ynë për t’u takuar kaq shpejt, sa i përket mandatit të Xi, nënkupton rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Kinë”, tha Obama duke bërë thirrje që të dy vendet të punojnë së bashku për sigurinë ndaj sulmeve kibernetike.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com